Edy Reja, ashtu si të gjithë italianët, janë jo pak të shqetësuar për fatet e përfaqësueses “azzurre”, në një kohë kur kualifikimi për në Botëror, kalon më parë nga Maqedonia e Veriut, më pas mund të gjejnë Portugalinë në hapin final. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare:

Reja
Reja

“I shqetësuar për Italinë? Po, sepse të gjithë mendojnë për Portugalinë, por harrojnë që fillimisht është Maqedonia e Veriut, duhet të bëjmë llogaritë me të. Këtë e di shumë mirë Mancini, kam dëgjuar se i ka vendosur të gjithë në alert. Duhet të shkojmë të përgatitur në “playoff”, nëse jo rrezikojmë të mbeti sërish jashtë Botërorit”, theksoi Edy Reja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb