Ndërkohë që e gjithë Ukraina është ngritur në këmbë për të mbrojtur vendin ee tyre nën agresionin rus, si kudo ku ka luftë, nuk mungojnë personat të cilët bashkëpunojnë me pushtuesit, kundër interesave të atdheut të tyre.

Nadiya Antonova, nga Kutuzivka pranë Kharkivit, u arrestua nga trupat e Forcave Alpha dhe agjentët e fshehtë të inteligjencës, nën akuzën se ka bashkëpunuar me rusët.

Sekretarja e këshillit lokal akuzohet se ka tradhtuar mbrojtësit e vendit të saj duke i dhënë identitetin e policisë, ushtarëve dhe specialistëve të antiterrorizmit, pushtuesve të Putinit.

“Ajo transmetoi identitetet e gjuetarëve vendas dhe rojeve të parkut, njohuritë e të cilëve rreth fshatit i bënë ata luftëtarë idealë”, thanë prokurorët ukrainas.

Thuhet se Antonova gjithashtu i detyroi fshatarët të mbanin shirita të bardhë në krahë për të sinjalizuar mbështetje për rusët që mbajnë shirita të bardhë dhe portokalli në krah, në krahasim me ngjyrën e verdhë, jeshile dhe blu të Ukrainës.

Ajo u gjet e strukur në bodrumin e një ndërtese qeveritare të granatuar, raportoi The Sun.

Këshilltares iu lexuan të drejtat e saj sipas gjendjes ushtarake dhe bëri një parakalim përpara fqinjëve të saj, ndërkohë që bërtiste: ‘Tradhtarë! Mendoni se keni gjetur një tradhtar? Turp të keni. Unë kam qenë këtu gjatë gjithë kohës. Si mendoni se kemi jetuar këtu?”.

Një zyrtar tjetër, Eduard Konovalov, u arrestua gjithashtu pas një bastisjeje në Staryi Saltiv në lindje të Ukrainës.

Kryetari i këshillit akuzohet se ka siguruar strehim për trupat ruse dhe ka inkurajuar ukrainasit që të mos rezistojnë.

Për ‘tradhti nën ligjin ushtarak’, ai dhe Antonov përballen me burgim të përjetshëm.

Olexandr Filchakov, kryeprokurori i Kharkiv, tha se rajoni ka një nga ngarkesat më të mëdha të çështjeve të tradhtisë në vend. Ajo ndan një kufi me Rusinë dhe shumë banorë kanë lidhje familjare përtej ndarjes.

Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar muajin e kaluar se tradhtarët do të përballen me internim ose burg.

“Është e nevojshme të ndëshkohen bashkëpunëtorët. E ardhmja e Ukrainës varet drejtpërdrejt nga forca e rezistencës sonë në të gjitha format e saj. E ardhmja e të gjithëve ne, e secilit prej qyteteve tona, secilit prej fshatrave tanë. Dhe i jam mirënjohës të gjithëve që e kuptojnë këtë, që nuk reshtin së rezistuari edhe kur duket se rezultati është shumë larg. Sepse koha më e errët është gjithmonë para agimit.”, tha ai.

Screenshot 27

Screenshot 26

Screenshot 25

Screenshot 24
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb