Edy Reja, trajneri i Kombëtares, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka prekur disa tema aktuale, nga transferimi i Kristjan Asllanit tek Inter, deri te gara për titull në Serie A, ku sigurisht si një ish trajner nuk mund të mungonte një koment për Napolin:

Kris
Kris

“Dhjetë muaj më parë tek Empoli nuk ishte titullar fiks, por e mbylli mirë kampionatin. Ai kishte nevojë të luante, duhet të kishte bërë një zgjedhje të ndërmjetme për tu pjekur. Tani rrezikon të humbas një vit. Tek Inter nuk është e thjeshtë.

Osimhen Napoli 6uvs55zcwjf41dq830zankfkm 1536x864
Osimhen Napoli 6uvs55zcwjf41dq830zankfkm 1536×864

Napoli për titull? Mendoj se po. Njerëzit thonë se Napoli kështu e ka nisur edhe në vite të tjera, por më pas kanë rënë, unë nuk jam dakord. Ata kanë një grup të mirë, të plotë, i vetmi i pazëvendësueshëm është Labotka. Kanë mundësi të zgjedhin në çdo repart, për çdo rol. Askush nuk e ul kokën kur humbasin një top. Mendoj se kjo është meritë e Spallettit, një trajner i madh. Mendoj se është viti i duhur për titull”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb