Tottenham i Jose Mourinho nuk po përjeton momentet më të mira, në fakt vijon rënien e lirë në Premier League ku nga favorit tashmë e shohin veten në vendin e nëntë jashtë çdo objektivi. Pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit janë shifra që vendosin në siklet edhe një trajner si Jose Mourinho por vetë portugezi ndihet i qetë, i bindur se nuk ka më të mirë se sa ai dhe stafi i tij. Në fakt kjo bindje e Mourinho merr një konfirmim të fortë nga IFFHS, Instituti i Historisë dhe Statistika në Futboll.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Tekniku i Tottenham është shpallur si trajneri më i mirë i shekullit 21 nga IFFHS. Ky institut bën publik çdo vit lojtarët më të mirë trajnerët etj, ndërsa këtë herë solli për publikun statistikat e shekullit të fundit. Në këtë klasifikim të veçantë Mourinho ndiqet nga trajneri i përfaqësueses gjermane, Joakim Low ndërsa në podiumin e më të mirëve renditet legjenda e Man.United, Ser Alex Ferguson. Në vendin e katërt pozicionohet një nga trajnerët më të mirë në qarkullim Pep Guardiola i ndjekur nga francezi Arsen Wenger.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb