Një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) është shpëtuar nga anija “Butrinti”, e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme.

Gomonja ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke,greke dhe Forontex.

Emigrantët janë marë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Ceshmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: