Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku iu kërkon të marrin masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiakja Ademi kërkon të rritet numri i testeve të COVID-19 për qytetarët e dyshuar dhe për gjithë personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët.

Letra e plotë e Ademit:

Lënda: Kërkesë për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së COVID19

INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
KOMISIONIT TË MBROJTJES CIVILE TË QARKUT SHKODËR

Të nderuar,
Prej datës 9 mars 2020, Bashkia e Shkodrës punon në territor me grupet e punës për dezinfektimin, higjienizimin, pastrimin, shërbimin për individët dhe familjet në nevojë, për sigurinë dhe orientimin e qytetarëve për të zbatuar rregullat e domosdoshme për distancimin fizik.

Duke verifikuar që po shtohen rastet e konfirmuara pozitiv në institucionet publike (spital rajonal, prokurori, polici) dhe në bizneset aktive, është e domosdoshme marrja e masave shtesë për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës, dhe administratës publike që shërben.

Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë:

1. Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
2. Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.
3. Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj.
4. Informimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19.

Në pritje të përgjigjes tuaj,
KRYETAR

Voltana Ademi

92953744 2605915776180940 5293248228236460032 N
92953744 2605915776180940 5293248228236460032 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb