Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu deklaroi se në qendrat e numërimit të votave po respektohen masat anti-covid.

Në një prononcim për mediat, Manastirliu tha se edhe ditën e zgjedhjeve u respektuan me përpikëri masat.

“Ka pasur një respektim të mirë të masave anti-covid ditën e zgjedhjeve. Janë zbatuar me përpikëri. Edhe në pikat ku po numërohet, të gjithë janë të njohur me rregullat dhe protokollet në këto qendra, kemi bërë apel për ruajtjen e masave. Rreziku nga grumbullimet ekziston. Shpresojmë shumë që edhe ato takime elektorale që u bënë ku njerëzit nuk ruajtën distancën, mund të sjellin rritje të rasteve. Jemi duke bërë apel edhe në qendrat e numërimit që mos të ketë rritje të rasteve.”, -tha Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb