Herë pas here hakerat iranianë publikojnë mesazhe në grupin e tyre në telegram dhe paralajmërojnë se të tjera materiale sensitive do të publikojnë dhe se Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i presin ditë të mira. Situata është edhe më serioze nga çfarë duket, po goditet haptazi shteti shqiptar. Në këtë situatë lindin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.

A duhet që organet hetimore dhe ligjzbatuese të jenë në alarm për këtë fakt? A mund të arrijë deri aty Irani sa të godasë edhe sistemin energjetik? Sulm që mund të godasë linjat e interkonjeksionit dhe komandat e transmetimit kompjuterike.

A ka në vëzhgim shteti jonë shtetas iranianë që ndodhen në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët shqiptarë të tyre? A ka aktivitet diversiv brenda MEK? Sa pushtet apo bashkëpunëtor ka Irani në Shqipëri???
A mendoni se pranimi i MEK, na ka vënë para një rreziku të madh?

Nuk i ka kapacitetet shteti ynë të koordinojë një organizatë ish-terroriste, e cila vepron haptazi kundër shtetit më të fuqishëm islamik. Me gjendjen e rëndë të sigurisë dhe të kriminalitetit në vend, policia e shtetit e ka të pamundur të mbajë nën kontroll MEK. Jemi përballë një rreziku të madh dhe duhet me patjetër një reagim i fortë dhe profesional i organeve ligjzbatuese dhe hetimore në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb