Tregu agro-ushqimor në Tiranë është dezinfektuar në kuadër të masave të ndërmarra kundër përhapjes së Covid-19.

Dezinfektimi është kryer në të gjitha ambientet e tregut në kryeqytet, për minimizimin e rrezikut ndaj koronavirusit. Një zonë e tillë njihet për frekuentueshmëri të lartë nga qytetarët. Nga fotot dhe videot e mëposhtme shihet më qartë proçesi i dezinfektimit të tregut ushqimor.

Ky vendim vjen pas përshkallëzimit të numrit të të infektuarve në vend, që deri më tani numërohen 104 të prekur me Covid-19. /News31.al

Burimi: ABC News

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: