Mjeku veteriner Dritan Laçi i ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka folur për sallamet e rrugës dhe rreziqet që paraqet për konsumatorët. Dritan Laçi tha se origjina e sallamit, tregtimi është një problem kompleks, dhe si i tillë etiketimi i produktit është një detyrim ligjor, pasi duhet të dimë kujt t’i referohemi.

“Produket me origjinë shtazore është e ndaluar të tregtohen rrugëve.Të gjitha sallamet që prodhohen në kushte artizanale, jo të licencuara, kushtet e rujatjes mund të jenë të papërshtatshme, punëtorët që nuk zbatojnë kushtet higjeno-sanitare, tregtimi lë për të dëshiruar, ku nënproduktet e mishit rrinë mbi frigoriferë për mbi 7 ditë, sjell ndryshime të ngjyrës të produktit duke e bërë të papërshtatshëm për konsum publik”.-tha mjeku veteriner Dritan Laçi.

Laçi tha se vetë është partizan i produkteve shqiptare dhe të mos nxisim panic, por që është e rëndësishme që të identifikohen produket dhe kompanitë që prodhojnë jashtë standarteve, pasi në të kundërt mundësia e abuzimit është më e madhe. Përsa I përket konsumatorëve, Laçi tha se për të reduktuar kostot shkojnë te produktet me cilësi më të ulët, por apeloi ata që të mos i referohen produketeve pa etiketë dhe të miratuara nga ministria e Bujqësisë, që të jenë të sigurt për konsumimin e tyre. Në lidhje me aditivët ushqimorë, Laçi tha se janë të rëndësishëm për ruajtjen e produkteve, për dhënien e ngjyrës, shijes, jetëgjatësisë, por duhet të përdoren sipas normave dhe limiteve të përcaktuara. Përsa i përket mishit të importuar, Laçi u shpreh se kur vijnë nga stabilimente të licencuara ofrojnë garanci, pasi strukturat e BE ushtrojnë kontrolle.

Ndërsa produktet pa etiketë, sipas Laçit janë të vështira të gjurmohen pasi kemi probleme të zinxhirit të kontrollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb