INDONEZI

Po shkon drejt zbardhjes së plotë zhdukja e avionit Boeing 737 që me të gjitha gjasat është rrëzuar në detin indonezian.

Anijet e vogla kërkimore kanë gjetur kuti të zeza në det. Tashmë pritet që zhytësit e marinës të nxjerrin nga thellësia e ujërave dy regjistrues të fluturimeve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me aeroplanin me 62 pasagjerë, të gjithë të zhdukur.

Jo vetëm kaq, përveç kutive të zeza janë gjetur edhe pjesë të avionit si dhe të pasagjerëve si çanta udhëtimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb