Ekipet e kërkimit në Kinë, kanë gjetur kutinë e zezë të avionit China Estern, e cila u rrëzua në malet në Kinën jugore këtë javë.

Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se e kanë gjetur atë pas 2 ditësh kërkime, por nuk ka asnjë shenjë nga 132 personat që ndodheshin në bord.

Kujtojmë se aeroplani i kompanisë “China Eastern Airlines” po fluturonte në lartësinë 8,800 metra të hënën pasdite kur papritur ra në një hendek në malet jashtë qytetit jugor kinez të Wuzhou.

Ekipet e shpëtimit me qen dhe dronë kanë gjetur kuleta, karta identiteti dhe pjesë të vogla të mbetjeve të avionit. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë indikacion se kanë gjetur të mbijetuar apo trupa njerëzish.

Pjesë të avionit janë të shpërndara në një zonë të gjerë, duke përfshirë anën tjetër të malit, tha transmetuesi shtetëror CCTV.
Fluturimi ishte nisur nga qyteti i Kunming në Yunnan për në Guangzhou në provincën Guangdong.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: