Një avion me 8 pasagjerë në bord u rrëzua ditën e djeshme në Milano të Italisë.

Kur kanë aluar vetëm disa orë nga aksidenti tragjik, është zbardhur komunikimi i fundit mes Kullës së Vrojtimit dhe pilotit që drejtonte avionin.

Mediat italiane raportojnë se tre minuta pasi ishte ngritur në fluturim, avioni Pilatus rumun PC -12 filloi të shfaqte devijime nga rruga e paracaktuar madje edhe të dërgonte parametra jonormalë në qendrën e vrojtimit.

“Pse devijove? Për të shmangur trazirat?” kishin pyetur nga Kulla e Vrojtimit. Por përgjigja e vetme e pilotit kishte qenë thjesht një “Jo”. Dhe për më pak se një minutë më vonë avioni zhduket nga vëzhguesit pas asnjë shenjë.

Raportet e motit tregojnë se në zonë po binte shi, era ishte e lehtë dhe retë ishin të ulëta. Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik mund të ketë qenë një problem me motorin e avionit, pasi sipas raporteve paraprake diçka e papritur ka ndodhur me avionin sa piloti nuk pati kohë as të dërgonte sinjalin ”SOS”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: