IRAN

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani i ka kërkuar falje homologut Zelensky pasi autoritetet iraniane qëlluan ‘gabimisht’ avionin ukrainas duke i marrë jetën 176 personave.

Është vetë Zelensky i cili me anë të një statusi në Tëeeter thotë se Rouhani i ka kërkuar falje. Zelensky i ka kërkuar atij identifikimin e kufomave dhe kthimin e tyre në Ukrainë. Po ashtu ai bën apel që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

”Fola me Hassan Rouhani. Pranimi i sulmit të avionit është një hap në drejtimin e duhur. Unë insistoj që menjëherë të kompletojmë identifikimin e kufomave dhe kthimin e tyre në Ukrainë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne mezi presim bashkëpunim të mëtejshëm juridik dhe teknik.”- thote Zelensky.

Qpoear
Qpoear

Pas disa ditësh debate Irani e pranoi se avioni ishte sulmuar por gabimisht. I pari që pretendoi se mund të ishte një sulm ishte kryeministri kanadez Trudeau i cili kishte prova nga shërbimet e inteligjencës. Më pas SHBA doli krah Ukrainës duke asistuar për hetimin. Qëllimi dhe rrëzimi i avionit ndodhit vetëm disa orë pasi Irani kishte sulmuar me raketa balistike dy kampet ushtarake të SHBA në Irak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb