FRANCË-Pas rrëzimit të avionit në alpet franceze ku humbën jetën 150 persona, presidenti amerikan Obama ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Merkel dhe homologun spanjoll.

Presidenti Obama i shprehu kancelares Merkel ngushëllimet për viktimat, ndërsa u shpreh se populli amerikan është pranë atij gjerman në këtë ditë.

Ndërkohë, gjatë bisedës me homologun spanjoll Mariano Rajoy, Obama shprehu ngushëllime për familjet e viktimave që ndodheshin në avion, ndërsa u shpreh i gatshëm për t’i ofruar mbështetje Spanjës për zbardhjen e tragjedisë.

Më herët edhe Papa Françesku, nëpërmjet një telegrami shprehu ngushëllimet për viktimat.

Avioni gjerman ‘Germanwings’ me 144 pasagjerë në bord dhe 6 anëtarë ekuipazhi, që udhëtonte nga Barcelona për në Dusseldorf u rrëzua në Francë, pranë Digne­les ­Bains për arsye ende të panjohura.

Pasagjerët ishin shtetas spanjollë, gjermanë, turq e belg, mes tyre 2 të porsalindur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb