Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho, reagon pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar tre dekrete të Presidentit Ilir Meta, të cilët i kishte rikthyer për shqyrtim.

Xhixho shkruan në “Facebook” se rrëzimi i këtyre dekreteve është bërë në shkelje të procedurave dhe me qëllimin e vetëm për  mbrojtjen e interesit të disa oligarkeve.

Reagimi i Xhixhos:

Rrëzimi i tre dekreteve të Presidentit në shkelje të gjithë proçedurave Parlamentare me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesit të disa oligarkeve e aspak interesin publik.

Po kush ishin ligjet speciale të cilat u hartuan në kohë pandemie?

Së pari, ligji nr.64/2020 i “Jahteve” i cili përjashton nga tatimi mbi vlerën e shtuar në importin e tyre, ky ligj i adresohet vetëm një grupi të vogel individesh dhe nuk sjell asnjë perfitim ekonomik për qytetarët përkundrazi ndikon në buxhetin e shtetit e kjo behet në këte kohë pandemie kur raportet Bankës Botërore apo FMN paralajmërojnë një reçesion nga 6- 9% që mund të kalojë vendi .

Së dyti, ligji nr.58/2020 për konçesionin e ndërtimit të portit në Porto-Romano i cili i jepet në mënyrë të paligjshme një privati me negocim të drejtëpërdrejtë duke anashkaluar proçedurat e konkurrimit të hapur dhe transparent duke cenuar parimet e “barazisë para ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”. Pasi kemi ndryshim të objektit të kontratës e kësisoj një konçesion të ri që duhet t’i nënshtrohet të gjitha proçedurave ligjore .

Se treti, ligji nr.55/2020 për dhënien me konçesion të shërbimit të pagesave si një ligj totalisht i paqartë se kush janë kriteret për marrjen ose heqjen e liçences apo si do të mbikqyret veprimtaria e këtyre operatoreve duke lënë hapsirë për keqperdorim për qëllime kriminale si pastrim të parave që vijnë nga trafiku i drogës apo krimi i organizuar.

Këto tre nisma jo vetem janë antikushtetuese por dhe në shkelje të proçedurave minimale parlamentare ku Presidentit i mohohet e drejta për tu dëgjuar në komisionet që shqyrtojnë dekretet e kthyera prej tij.

Nje parlament jo vetem ilegjitim por dhe që vulosi shërbimin e tij ndaj Oligarkeve. Pasi në vend që në këto kohë pandemie krize ekonomike-sociale Parlamenti e Qevria të mendonte për t’i ardhur në mbështetje qytetarëve shqiptarë që po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike, kalojnë ligje në shërbim të një grupi njerëzish.

SPAK duhet të veprojë urgjentisht për të hetuar të gjitha proçedurat e ndjekura që nga propozimi e deri në shqyrtimin e miratimin e ketyre ligjeve që nuk janë aspak në interes të së mirës publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb