Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace ka reaguar lidhur me rrëzimin e droni amerikan MQ-9.

Në një komunikim të zhvilluar teksa ishte i pranishëm në shfaqjen e mbrojtjes DSEI Japan, ai tha veprimi i kryer nga Rusia është joprofesional dhe se këtë gjë sipas tij e mendojnë të gjithë amerikanët.

“Çelësi është që të gjitha palët të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne i bëjmë thirrje rusëve që ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

Incidenti i së martës, që përfshiu avionët luftarakë rusë Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, ka bërë që për herë të parë dy fuqitë të kenë kontakt të drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pas incidentit, ambasadori rus, Anatoly Antonov u thirr në SHBA, ku u shpreh se Rusia nuk dëshiron ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë me Uashingtonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: