TIRANE- Gati një javë pas rrëzimit të helikopterit të ushtrisë, ky dy pilotët humbën jetën, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është takuar me ambasadorin francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi.

Ministrja Kodheli i ka kërkuar ambasadorit ndihmën e ekspertëve francezë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Ndihma e ekspertëve francezë është me rëndësi për të zbardhur ngjarjen”, është shprehur ministrja Kodheli drejtuar ambasadorit Fitoussi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: