TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy të rinjve ushtarakë nga rrëzimi i helikopterit në Shkodër, si dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit.

Në një mesazh të postuar në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ministrja Kodheli shpreh dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë.

“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!
Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.
E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës.
Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to.
I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të.
Lutem për shpirtin e tyre.
Shërim të shpejtë Geraldit!”, shkruan ministrja Mimi Kodheli

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: