DURRES

Të mbjella katër vjet më parë, palmat në Durrës po këputen . Sot punonjësit  e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në Durrës kanë prerë dy palma në lagjen nr.4 në qendër të qytetit, pasi mund të rrëzoheshin.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se dy palmat pranë Kadastrës ishin të dëmtuara në trung dhe rrezikonin sigurinë e këmbësorëve dhe bizneseve në këtë zonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një ditë më parë, një palmë u këput nga era e fortë në sheshin “Azem Hajdari”, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar apo dëme.

Ndërsa më 24 dhjetor të 2019-ës, një tjetër palmë e këputur në këtë shesh shkaktoi plagosjen e dy kalimtarëve të rastësishëm, të cilët përfunduan në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Duket se durrsakët tashmë duhet të ruajnë veten dhe automjetet e tyre nga pemët dekorative, të mbjella për të shtuar gjelbërimin e munguar nëpër qytet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: