TIRANE- Pasi mazhoranca rrëzoi dje projektligjin e propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu për statusin e minatorit, ka reaguar ky i fundit.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se projektligjin nuk e rrëzoi Kuvendi, por vet kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka Parlament por një Parti-Shtet që drejton si dikur.

REAGIMI I SPAHIUT
Dje, nuk ishte parlamenti që rrëzoi Statusin e Minatorit, ishte Kryeministri i këtij vendi që e rrëzoi atë.
Në Shqipëri nuk ka deputetë që përfaqësojnë shumicë por deputetë listash, që zbatojmë thjesht urdhrat e Kryetarit që i rreshton në to.
Në Shqipëri nuk ka Parlament por një Parti-Shtet që drejton si dikur.

Edhe sot, minatorërët e Bulqizës, por dhe të gjithë vendit, i drejtohen galerive pa Status,
pa mbrojtje për jetën,
pa mbrojtje për shëndetin,
pa një pension minimal dinjitoz,
pa një pagë minimale që i takon punës së rrëndë që ata bëjnë..

Votimi kundër projektligjit në seancën e djeshme ishte paralajmëruar më herët nga shumica. Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë projektligj, pasi sipas saj ka efekte negative në skemën e pensioneve, ndërkohë që angazhohet për të hartuar një status për minatorët brenda 2018.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb