Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do te mbaje sot nje takim me presidentin Hashim Thaci. Mediat kosovare raportojne se Kutri aktualisht ndodhet ne zyren e kreut te shtetit, nderkohe qe kryefjale e takimit eshte mocioni i rrezimit te qeverise pak dite me pare nga Kuvendi.

Mesohet se Kurti shoqerohet ne takim nga dy këshilltarë. Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK.

Pak para nisjes së takimit Kurti i drejtoi një letër Presidentit Thaçi, ku sipas letrës aty do të diskutohet për kohën e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: