“Midis shqiptarit Sali Berisha dhe serbit Aleksandër Vuçiç zgjedh Berishën.  Berisha kërkoi rezolutë, ndërsa Vuçiç tha se nuk lejoj rezolutë në parlamentin tim mik.”, kështu u shpreh analisti Andi Bushati në emisionin ‘Open’ në News24.

Nga ana e tij kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se qëndrimi nuk kishte të bënte me Srebrenicës pasi Shqipëria e ka dënuar gjenocidit, ndërsa sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi të legalizohej.

“Ka një nen sa i përket mocioneve për debat. Kuvendi i Shqipërisë ka disa procese për të shkuar tek fundi…Ai votim nuk ka të bëjë me një rezolutë, por me një mocion me debat. Nesër mund të depozitohet një rezolutë për Holokaustin…Tani si do vazhdojmë… Berisha ka kontribuar me furnizimin me naftë makinerinë serbe që vriste njerëz atje. Pyetja që shtrohet është se për çfarë do bënim debat për mocion kur Gjykata Ndërkombëtare ka vendosur që ai është një gjenocid”, tha Balla.

Pjesë nga biseda:

Bushati: Për mua është shumë e rëndë…Kjo është një histori vlerash njerëzore.

Balla: Në Këshillin e Sigurimit pozicioni i Shqipërisë është shprehur kundër gjenocidit në Srebrenicë.

Bushati: Kur merr formën e një rezolute të parlamentit, ne këtë nuk e kemi bërë.. Për sa kohë ju nuk keni bërë këtë rezolutë do t’ju ngelen kartonat e kuq që ju amnistoni këtë rezolutë.

Balla: Ajo që më shqetëson mua është se për çfarë e donte Berisha mocionin me debat. A ka më nevojë për të bërë debat për atë që është fakt për 8 mijë jetë të humbura. Kompromis me shejtanin vështirë të bëhet.

Balla: Kam rrëzuar mocionin me debat, jo rezolutën.

Bushati: Serbët e pranojnë si krim por jo si pastrim etnik. Nëse ju emancipohemi nga Vuçiç dhe arrini të bëni një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb. A bëni dot rezolutë për dënimin e gjenocidit serb?

Balla: PS e ka të qartë pozicionin e vet. Shqipëria e ka dënuar, e quan gjenocid. Ai qëndrim nuk ka të bëjë me Srebrenicën, por Berisha me një hile siç e ka zakon kërkoi të legalizohej, më datë 11 korrik do të pres përpara parlamentit.

Bushati: Ose do e pështyni Vuçiç në sy ose do të bëni siç thotë Vuçiç. A ja përplasni dot Vuçiçit në sy.? Vuçiç tha se do të pengoj parlamenti mik të ngrejnë rezolutë. Rama është i vetmi në rajon që fajëson Prishtinën që nuk funksionon . Ne sërish nuk duam t’i besojmë dyshimeve tona dhe i themi zotit Balla na jepni një provë dhe bëni të kundërtën e asaj që thotë Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: