Prej dyditësh, tre fshatra në Progradec të njësisë administrative Udënisht janë pa energji elektrike.

Më konkretisht fshatrat që kanë probleme me furnizimin me energji elektrike janë Piskupati, Boqeza dhe Lini.

Kjo shkëputje mësohet se ka ardhur si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.

Vetëm sot ashtu siç mësohet nga familjet e fshatrave që kanë mbetur pa energji, kanë mundur të kenë energji disa orë gjatë ditës, ndërsa aktualisht energjia është shkëputur përsëri.

Sipas informacioneve nga OSHEE e cila furnizon këto fshatra thonë se është punuar gjatë ditës, por deri në këto momente nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem sipas tyre në këto zona ka  rrëzime të shtyllave dhe këputje përcjellësesh të energjisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb