KOLUMBI

Një aeroplan me 12 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Kolumbi, ndërsa asnjë person nuk ka mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua rreth mesditës së sotme komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.

Aeroplani, i cili është në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio, raporton Reuters.

Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, por në disa pamje të publikuara nga mediat vendase duken pjesët e mbetura të mjetit në flakë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: