Një aeroplan zjarrfikës, i modelit “PZL” është rrëzuar gjatë operimit në Zakynthos të Greqisë.

Mediat Helene shkruajnë se piloti i avionit për fat të mirë ka arritur t’i mbijetojë rrëzimit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai është ndihmuar nga zjarrfikës të tjerë në momentin që është rrëzuar. Ky avion dhe një tjetër luftarak, ishin dërguar për të menaxhuar dhe neutralizuar zjarret në zonën e Lagopodo-Macherado, shkruajnë mediat greke.

Në këtë zonë, ndodhen edhe 24 zjarrfikës dhe 7 automjete, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk dihet. Kujtojmë që prej 1 jave Greqia po përballet me zjarre të shumta.

Situata më e rënduar paraqitet në ishulli Evias, ku banorët atje janë evakuar dhe qindra shtëpi janë djegur.

Autoritetet ndodhen në luftë të vazhdueshëm me flakët, por erërat e fuqishme po e vështirësojnë së tepërmi punën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb