Një autobus me qytetarë nga Ukraina është përfshirë në një aksident, ndërsa për pasojë 6 persona kanë ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Poloni në orët e para të mëngjesit në qytetin Jaroslaw, afër kufirit me Ukrainën. Sipas mediave të huaja, 41 persona janë plagosur.

Televizioni privat polak TNV24 ka thënë se autobusi ka pasur targa polake dhe në të kanë qenë 57 qytetarë ukrainas, përfshirë dy shoferë. Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës ka thënë se gjashtë qytetarë ukrainas kanë vdekur.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit. Dhjetëra zjarrfikës dhe disa helikopterë janë parë më vonë në vendin e ngjarjes. Polonia është destinacion i madh për punëtorët ukrainas, të cilët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të fuqisë punëtore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: