Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters së autobusi u kap në flakë, pasi ra në një hendek. Identiteti i viktimave nuk është ende i qartë.

Pronari i autobusit u ndalua nga autoritetet. Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë. Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb