Një pilot i Forcave Ajrore Indiane (IAF) humbi jetën të enjten në mbrëmje kur avioni i tij u rrëzua, njoftoi IAF.

Avioni i prodhimit sovjetik MiG-21 u rrëzua në qarkun Morga të provincës veriperëndimore Punjab gjatë një fluturimi rutinë të trajnimit.

“Aksidenti ajror i natës së kaluar përfshiu një avion Bison të IAF në sektorin perëndimor. Piloti, drejtuesi i skuadrilës Abhinav Choudhary, pësoi dëmtime fatale. IAF shpreh ngushëllime për humbjen tragjike dhe qëndron pranë me familjen e tij”, thuhet në deklaratën e IAF.

Lidhur me aksidentin kanë filluar hetimet që është i treti i këtij lloji këtë vit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb