Një avion i Forcave Ajrore Kroate u rrëzua  në një zonë pyjore pranë qytetit të Sllatinës (në jug), por dy pilotët arritën të largohen nga avioni në kohë duke shpëtuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, gjatë një fluturimi stërvitor.

Më shumë se 50 shpëtimtarë morën pjesë në operacionin për gjetjen e pilotëve të MiG-21, ku njëri prej tyre është gjetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se rrëzimi i avionit luftarak ishte ndoshta për shkak të një dështimi mekanik.

Sot ishte përplasja e tretë e avionëve ushtarakë në Kroaci që nga viti 2020, kur katër pilotë humbën jetën në dy përplasje të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: