Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror dhe 67 trupa janë gjetur, thonë zyrtarët, por nuk ka shpresa për të mbijetuar.

Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua në ulje, duke marrë flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, raporton Reuters.

Ushtarët nepalezë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit turistik.

“Ne presim të gjejmë më shumë trupa”, tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke thënë se avioni “është copëtuar”.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: