Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të Tanzanisë në Liqenin Viktoria, në tentim e sipër për t’u ulur në qytezën Bukoba.

Sipas autoriteteve, 23 prej 43 personave që kanë qenë në aeroplan, kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital. Dy pilotët i kanë mbijetuar rrëzimit dhe kanë folur me autoritetet lokale nga kabina, mirëpo autoritetet kanë thënë më vonë se të dy mund të kenë vdekur.

Ekipet e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë duke tentuar të shpëtojnë personat që janë ende të bllokuar në aeroplan.

Si arsye për rrëzim të aeroplanit është përmendur moti i keq. Një pjesë e pistës së aeroportit në Bukoba është afër brigjeve të Liqenit Viktoria, njëherësh liqenit më të madh të Afrikës. Precision Air është kompania më e madhe private për fluturime në Tanzani.

Ajo është themeluar më 1993 dhe kryen fluturime të brendshme dhe rajonale./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: