SIRI- Një aeroplan ushtarak rus u zhduk gjatë mbrëmjes teksa fluturonte në Siri, pasi u qëllua nga forcat ajrore siriane. Kështu raporton CNN, bazuar tek dëshmia e një zyrtari anonim amerikan. Sipas burimit, në atë kohë Damasku po mbronte veten nga sulmi izraelit.

Mësohet se në bordin e aeroplanit udhëtonin 14 ushtarë rusë. Mes të tjerash bëhet e ditur se avioni u godit nga një sistem mbrojtës anti-ajror që iu ishte shitur sirianëve nga rusët disa vite më parë.

Kontaktet me ekuipazhin e Il-20 u ndërprenë në Detin Mesdhe 35 km nga bregu sirian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: