TIRANE- Në seancën e sotme plenare, maxhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit, që kishte kthyer për rishqyrtim në seancë ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Dekreti u rrëzua me 73 të deputetëve, të cilët votuan kundër dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ktheu ligjin duke deklaruar se ai bie ndesh me Kushtetutën.

Qëndrimi i Presidentit u mbështet edhe nga Partia Demokratike, që thotë se ligji shkel Kushtetutën duke i hequr Parlamentit dhe duke ja dhënë Qeverisë të drejtën për të vendosur për marrëveshje financiare.

Të pranishëm në seancën parlamentare në momentin e votimit ishin 75 deputetë, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se “Ka kuorum për votim të projektligjeve”.

Deputetët votuan ligjin për ndërmarrjet për shërbimet sociale, i cili mori 75 vota.

Megjithatë, pak debat u zhvillua në Kuvend në lidhje me kalendarin e ditës. Ajo që mbizotëroi edhe në këtë seancë parlamentare ishte reforma zgjedhore çështja e pajisjes italiane, që opozita thotë se përgjoi e qeveria të kundërtën.

Ndërkaq, u zgjat me një muaj puna e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: