Një 75-vjeçar nga fshati Gjevor, Peqin, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se shtetasi me inicialet F.H, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga kalë, ka rënë dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb