Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore.

“Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate”, shkroi Milanoviq.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq dhe zyrtarë të tjerë, kanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: