Një aeroplan i Air India që vinte nga Dubai me 191 persona në bord, përfshirë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, nuk mundi të ulej në pistën e aeroportit Kozhikode në jug të Indisë dhe u rrëzua.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zjarrfikësit dhe ambulancat janë në vend. Për momentin raportohen nga mediat vendase, të paktën 16 të vdekur dhe 40 të plagosur, përfshirë 15 në gjendje të rëndë.

Avioni përfundoi jashtë pistës, me sa duket për shkak të shirave të mëdha, duke u ndarë në dy seksione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: