SHBA– Një helikopter i marinës amerikane u rrëzua të premten në kuvertën e fluturimit të aeroplanmbajtëses amerikane “Ronald Reagan”, duke shkaktuar plagosjen e disa marinarëve.

Në një deklaratë të flotës së 7-të të marinës thuhej se helikopteri MH-60 Seahawk urrëzua menjëherë pas ngritjes të premten në mëngjes, ndërsa aeroplanmbajtësja ishte larguar nga bregu i Filipineve.

Gjendja shëndetsore e të gjithë marinarëve të plagosur është e qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime që u kërcënojnë jetën. Por në deklaratën e marinës nuk thuhej numri i marinarëve të plagosur. Sipas saj disa prej tyre do të marrin trajtim mjeksor pasi të arrij në breg, por pa u përcaktuar se ku.

Marina nuk dha detaje rreth dëmtimit të helikopterit apo aeroplanmbajtëses, por tha se anija ishte plotësisht e aftë për të kryer misionin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Indo-Paqësorit. Nga momenti i aksidentit në aeroplanmbajtëse kanë rifillua rfluturimet. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë ende nën hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb