Katër pjesëtarë të policisë paramilitare të Francës kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një zonë malore në jugperëndim të Francës. Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze, helikopteri merrte pjesë në një operacion stërvitor jo larg kufirit spanjoll kur u rrëzua.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të panjohura. Fillimisht pati një konfuzion për numrin e viktimave por tani është konfirmuar se piloti, bashkë-piloti dhe dy specialistë të kërkim-shpëtimit kanë mbetur të vdekur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: