SHKODËR- Dy të vdekur dhe një i plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik, pas rënies sot të një helikopteri ushtarak

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mësohet se viktimat janë identifikuar, Florian Deliaj me detyrë kapiten, babai i tre vajzave. Po ashtu, bazuar në këto burime, viktimë ka mbetur dhe Donald Hoxha, toger, ndërsa u plagos Gerald Baramuca, i cili ndodhet i shtruar ne spitalin e Shkodres. 

23-vjeçari, sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet nëse do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet apo jo. Për më tepër shihni fotot e të viktimave dhe të mbijetuarit.

Gerald Baramuca është ushtaraku profesionist që i mbijetoi ngjarjes

Gerald Baramuca, i plagosuri
Gerald Baramuca, i plagosuri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: