MALI-Dy përfaqësues holandezë të OKB-së në Mali humbën jetën, pasi helikopteri i tyre u rrëzua në veri të vendit.

Helikopteri tip ‘Apache’ u rrëzua rreth 20 km nga qyteti Gao në Mali, ndërsa autoritetet holandeze e kanë cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Gjenerali holandez Tom Middendorp konfirmoi aksidentin dhe vdekjen e dy pjesëtarëve të ekuipazhit gjatë një konference shtypi në Hagë.

Middendorp tha se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: