SHBA- Shtatë marinsa dhe katër ushtarë rezultojnë të zhdukur pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Florida, bëjnë të ditur zyrtarët. Mësohet se ky helikopter me 11 persona në bord po kryente ushtrime rutinë së bashku me disa helikopterë të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por ende nuk është njoftuar zyrtarisht se cili ishte shkaku i rrëzimit, por deri më tani dyshohet moti i keq. “Ka gjasa që shkak të jetë bërë një re e dendur”-ka deklaruar një prej zyrtarëve.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: