TIRANË-Prokuroria ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frroku për tu paraqitur në Kuvend në seancën plenare të ditës së nesërme. Sipas prokurorisë deputeti akuzohet për vrasje ndaj prania e tij në Kuvend s’mund të lejohet. Kërkesa e Frrokut është refuzuar edhe nga policia.

Menjëherë pas këtij vendimi të Prokurorisë ka reaguar avokati i deputetit, Saimir Vishaj. Ai e ka cilësuar vendimin e prokurorisë të nxituar.

Deputeti Mark Frroku qendron në burg për akuzën e vrasjes së një personi në shtetin belg, në vitin 1999 ndërsa ka shfaqur pretedimin për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Më 7 prill mbrojtësit e deputetit deklaruan se iu drejtuan me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonin autorizim për të lejuar klientin e tyre të jetë pjesëmarrës në Kuvend. Avokati Sajmir Vishaj tha se Mark Frroku vijon të jetë deputet.

“Nuk ka një vendim që i ndërpret ushtrimin e funksioneve publike të mbrojturit prej nesh. Aktualisht, deputeti Mark Frroku prezumohet i pafajshëm, derisa nuk është cilësuar fajtor me një vendim të formës së prerë”, tha avokati.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: