Biondet bien menjëherë në sy; janë më sensuale dhe gjithnjë janë parë si ato që e shijojnë më tepër jetën. Por përveç këtyre karakteristikave, gjithnjë i ka shoqëruar edhe damka tjetër, se kanë një nivel inteligjence më të ulët se vajzat me flokë të errët.

Por tashmë një studim ka vërtetuar krejtësisht të kundërtën e asaj që mendohej; biondet jo vetëm nuk janë ‘budallaqe’, por ato kanë një nivel inteligjence më të lartë se sa brunet apo flokëkuqet.

Të dhënat e studimit vijnë nga ‘National Longitudinal Survey of Youth 1979’ (NLSY79), një studim i gjerë që ka monitoruar njerëzit mes 14-21 vjeç, kur u morën në pyetje fillimisht në vitin 1979.

Në vitin 1980 pjesëmarrësit në studimin NLSY79 iu nënshtruar testit të ashtuquajtur ‘Armed Forces Qualification Test’, ose AFQT që përdorej nga Pentagoni për të përcaktuar inteligjencën e rekrutëve.

Në vitin 1985, të gjithë pjesëmarrësit në studim u pyetën: Cila është ngjyra natyrale e flokëve tuaj?

Për të shmangur çdo paragjykim në testet e IQ të shkaktuara nga dallimet etnike dhe racore, Jay Zagorsky, profesor i Universitetit Shtetëror të Ohio, eliminoi nga analiza të gjithë amerikano-afrikanët dhe hispanikët, duke e reduktuar numrin e pjesëmarrësve në 10 878 femra, të bardha.

Përfundimet e studimit treguan se femrat bionde kanë një nivel inteligjence 103,2 në krahasim me 102, 7 të femrave me flokë kafe, dhe 101,2 të femrave flokëkuqe dhe 100,5 të atyre me flokë të zinj.

Studimi nuk tregon nëse ekziston ndonjë lidhje gjenetike mes ngjyrës së flokëve dhe inteligjencës, por Zagorsky zbuloi një fakt që të paktën mund të shpjegojë pjesërisht pse biondet e këtij studimi ishin më inteligjente; ato ishin rritur në familje ku kishte më shumë libra se sa ambientet ku ihsin rritur femrat brune të të njëjtit studim.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: