PEQIN –  Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi është rrëzuar në kanalin vaditës në Peqin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në fshatin Lazarenj. Pasi u rrëzua, shtetasi B.K. për fat të keq është mbytur.

“Rreth orës12.30,  jemi njoftuar se shtetasi B.K, 50 vjeç, banues në fshatin Shez, Peqin, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës  në fshatin  Lazarenj , Njësia Administrative Pajovë, Peqin, dhe është mbytur,” njofton policia.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: