Një avion luftarak është rrëzuar në Siçili disa minuta pasi u zhduk nga radarët e forcave ajrore italiane. Siç raporton La Repubblica e Italisë, një avion luftarak Eurofighter u rrëzua pesë milje nga baza ajrore ndërsa filloi afrimin për t’u ulur në aeroportin Trapani. Fillimisht informacionet e para bënë me dije se piloti u gjet i gjallë, megjithatë ai mbetet i zhdukur dhe në zonë po kryhen një kërkim i madh për gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për një avion ushtarak Eurofighter Typhoon, një interceptor me shumë role me një vend, që u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Birgi pranë qendrës turistike të Rocche Draele.

Një helikopter i departamentit 82 Sar u ngrit menjëherë për të koordinuar kërkimet nga lart pas njoftimin për zhdukjen e avionit, ndërsa zjarrfikësit, ambulancat dhe mjete të tjera shkuan menjëherë në vendin e rrëzimit për të ndihmuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: