Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Një 48-vjeçar është rrëzuar nga fiku, dhe për pasojë është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se është lënduar shtetasi Dervish Mahilaj, lindur në një fshati të Vlorës dhe banues në Berdenesh të Sarandës.

Ai ka pësuar rënie aksidentale nga fiku në shtëpinë e tij dhe sipas bluzave të bardha të Sarandës ka dëmtime në sthyllën kurrizore. Për këtë arsye, 48-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb