TIRANE- Një 50-vjeçar nga Tirana është rrëzuar aksidentalisht nga kat i 5-të i pallatit. Ngjarja ndodhi sot në rrugën “Margarita Tutulani”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.L. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 2
Informacion paraprak.
Më datë 02.07.2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L.L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: