POGRADEC
Një punëtor 46- vjeçar është rrëzuar nga skela në Tushemisht të Pogradecit.
E.D, po punonte në një pallat në ndërtim teksa u rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.
Ai është dërguar në spital për mjekim të specializuar.
NJOFTIM POLICIE
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2020, në fshatin Tushemisht, shtetasi E. D., rreth 46 vjeç, banues në Pogradec, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se është rrëzuar nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)