Tre persona mbetën të vrarë pasi një aeroplan i vogël mallrash u rrëzua në një pyll malor në provincën lindore të Indonezisë, Papua.

Shefi i shërbimit të shpëtimit George Leo Mercy Randang tha se tre pasagjerët kishin vdekur.

Ai shtoi se kushtet e këqija të motit dhe terreni i keq, domethënë shpatet e pjerrëta malore, ndikuan në rezultatin, raporton Washingtonpost.

Një kërkim ajror zbuloi se avioni u rrëzua në Intan Jaya, dhe të paktën 10 shpëtues, ushtria indoneziane dhe policia lokale u drejtuan menjëherë në vendin e rrëzimit. Agjencia amerikane e lajmeve shton se aksidentet e transportit janë të shpeshta në Indonezi, një vend me 270 milionë banorë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: